
Gordon nis turneun evropian, vizitë edhe në Kosovë
Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Gordon, nis sot një tur në Europë ku do të vizitojë disa shtete si Francën, Kroacinë, Serbinë, Kosovën dhe Qipron që do të zgjasë deri më datën 12 korrik, ka njoftuar Departamenti amerikan i shtetit.
Në Prishtinë, zoti Gordon do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për ta uruar Kosovën për përfundimin e planifikuar të mbikëqyrjes së pavarësisë këtë shtator dhe për të vazhduar inkurajimin e liderëve të Kosovës për të punuar në integrimet evropiane.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, gjithashtu do të vizitoj edhe pjesën veriore të Kosovës, ku do të takohet me zyrtarët e Forcës së Kosovës, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe ata të misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX.
Ndihmës sekretari Filip Gordon, gjatë qëndrimit në Beograd, do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e qeverisë së re të përkushtuar për të punuar drejt së ardhmes evropiane të Serbisë, veçanërisht sa i përket stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me Kosovën, njofton Departamenti amerikan i shtetit. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj