
Shpindeleger: Gjesti i Tadiqit me Thaçin i vonuar, presim Nikoliqin
Zëvendëskancelari austriak, Mihael Shpindeleger deklaroi se është vonë për palën serbe takimi simbolik i ish-presidentit serb Boris Tadiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij, presidenti aktual Tomislav Nikoliq patjetër duhet të shpreh gjestin e tillë.
"Për palën serb është pak vonë takimi simbolik midis Tadiqit dhe Thaçit, por mirë është kur liderët sillen në një tryezë të përbashkët për tu marrë vesh për të ardhmen e vendeve të tyre", ka theksuar Shpindeleger në një intervistë për Vecernji List.
Ai theksoi se mirëpret intensifikimi e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër të vëmendjes presidentin aktual serb Tomislav Nikoliq.
"Serbia duhet të pranojë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa presidenti duhet të gjejë drejtimin e duhur se ta bëjë atë. Duhet të bëj gjestin me të cilin do të tregojë se është i vetëdijshëm për të kaluarën që ka ndodhur", ka theksuar zëvendëskancelari austriak. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj