
Vazhdon sot gjykimi kundër kriminelit serb të luftës Mlladiq
Rinis sot në Gjykatën e Hagës gjykimi për krime lufte ndaj ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiç. Prokurorët e Gjykatës së Hagës pritet të thërrasin sot dëshmitarët e parë.
I pari që do të dëshmojë në gjyq do të jetë Elvedin Pasiç. Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.
Dëshmia e Pasiçit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqëndrohet në rrethimin e Sarajevës nga viti 1993 deri në vitin 1995.
Dëshmitari i tretë pritet të jetë gjenerali Sir Riçard Danat, ish komandant i forcave të armatosura të Mbretërsisë së Bashkuar, i cili do të dëshmojë mbi çështjet e komandës dhe kontrolleve ushtarake.
Mlladiç, i cili është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për genocid dhe krime të tjera lufte, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë. 70-vjeçari është figura e fundit që po gjykohet për krimet e kësaj lufte. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj