
Ban Ki – Moon sot nis turneun në Ballkan
Agjencia e lajmeve INA ka siguruar agjendën e sekretarit të përgjithshëm, me ç`rast ndalesa e parë e tij do të jetë në Slloveni, duke vazhduar me Kosovën, Maqedoninë, etj.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon prej sot do të nisë vizitën e tij 10-ditëshe në Ballkanin Perëndimor.
Agjencia e lajmeve INA ka siguruar agjendën e sekretarit të përgjithshëm, me ç`rast ndalesa e parë e tij do të jetë në Slloveni, me takimet me presidentin Danilo Tirk, kryeministrin Janez Jansha dhe kryetarin e Parlamentit, Gregor Virant.
Më pas ai do të qëndrojë në Kroaci, në takimet me ministren e jashtme Vesna Pushiq dhe do të jetë i pranishëm me një leksion në Akademinë për Zhvillim Politik me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në OKB. Më pas Ki – Moon do të jetë në Brione, ku do të pritet nga presidenti kroat Ivo Josipoviq dhe kryeministri Zoran Milovanoviq. Në Kroaci, sekretari i OKB-së do të vizitojë edhe lokalitetet dhe monumentet historike që janë nën mbikëqyrjen e UNESCO-s.
Sekretari i OKB-së vijon me qëndrimin në Malin e Zi dhe takimet me kreun shtetëror të këtij vendi, ndërsa do të qëndrojë edhe në qytetin Cetinje, si kryeqytet historik i Malit të Zi. Nga Mali i Zi vazhdon turi në Serbi, ku janë paraparë takimet me kreun shtetëror serb.
Destinacion i radhës do të jetë Kosova, ku do të pasojnë takimet me vizitën në misionin e UNMIK-ut në Prishtinë, dhe më pas takimet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Ai gjithashtu në Kosovë do të vizitojë manastirin e Deçanit, një Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe qytetin e Prizrenit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara më pas do të qëndrojë në Shkup, ku janë paraparë takimet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe agjenda e vizitave të tjera. Në Shkup, sekretari Ban Ki – Moon do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë.
Ndalesa e fundit do të jetë Bosnjë – Hercegovina, ku kanë paraparë takimet me kreun shtetëror të këtij vendi, vizita në Srebrenicë dhe lokacione tjera.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, vizita realizohet me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit në OKB të vendeve të shkëputura nga ish-Jugosllavia. (Beqir Sina/INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj