
Ndërkombëtarizim të çështjes së Vojvodinës
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak ka paralajmëruar ndërkombëtarizimin e çështjes së krahinës, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.
“Kjo është e pakuptueshme që neve na është dhënë porosia që Vojvodina tashmë nuk mund të lëshojë edhe leje peshkimi. Ne tani duhet të mbrohemi. Ndërkombëtarizimi i çështjes së Vojvodinës është i pashmangshëm, pasi që këtu të drejtat tona nuk ka kush ti mbrojë”, deklaroi për gazetën “Dnevnik” Nenad Çanak, që tubon rreth tij komunitetin hungarez në krahinën autonome, që është pjesë e Serbisë.
Sipas tij, Kushtetuta e vitit 2006 për Vojvodinën është miratuar me mashtrim dhe kundër vullnetit të qytetarëve të Vojvodinës. Sipas tij, janë budallallëqe tezat për separatizmin në Vojvodinë, që po lansohet nga qarqet institucionale dhe mediat e Beogradit. Gjykata Kushtetuese në Serbi i shpalli jokushtetuese disa pjesë të Ligjit për kompetenca të Krahinës Autonome të Vojvodinës, të cilat mundësonin vendim të pavarura dhe menaxhim autonom me resurset që disponon Vojvodina, në mënyrë të pavarur nga Serbia. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj