advertisement
Fillimi | Rajon | Nëntë izraelitë të vdekur dhe 33 të plagosur në Bullgari
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Nëntë izraelitë të vdekur dhe 33 të plagosur në Bullgari

Nëntë  izraelitë të vdekur dhe  33 të plagosur në Bullgari

Nëntë turistë izraelit kanë humbur jetën dhe 33 janë plagosur në shpërthimin e bombës që ka ndodhur dje pasdite në autobusin me turistë izraelit në aeroportin e Burgasit në Bullgari. 

Dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës që ka ndodhur në pikën turistike bullgare. 

Vendi ku ndodhi shpërthimi është shëndërruar në një kasaphane dhe flakë zjarri, me copa të trupave të shpërndarë. Zjarri nga shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë edhe dy autobusë të tjerë. 

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov deklaroi se autoritetet po hartojnë listën e të gjithë turistëve izraelit që kishin mbërritur në Aeroportin e Burgasit dhe më pas do të bëhet identifikimi i tyre. Sipas tij, deri tani po shënohet rritja e numrit të viktimave, ndërsa mbi 33 veta janë shtrirë në spita, prej të cilëve tre janë në gjendje kome. 

Autoritetet bullgare sulmin e cilësuan si terrorist dhe se po hetohen motivet plotësuese. 

Kryeministri izraelit Benjamin Njetanjahu deklaroi se pas sulmit qëndron Irani. Sipas raporteve të izraelitëve, në autobus ishin 40 udhëtarë, të cilët do të transportoheshin nga aeroporti në hotele. 

Policia bullgare informoi se aeroporti në Burgas është mbyllur dhe se avionët e tjerë urdhërohen që të aterojnë në Varne. 

Dëshmitarët okularë theksuan se shpërthimi ka ndodhur pasi që në autobus është futur një person vetëvrasës i rrethuar me mjetin shpërthyes. Mediat shtetërore thanë se zjarri ka përfshirë edhe dy autobusë të tjerë që ishin afër dhe ku duhej të transportoheshin pjesa tjetër e udhëtarëve izraelit. (INA)

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Manifestim kulturor për "Ditët e Komandant Lleshit"
Manifestimi tradicionalë mbarëkombëtarë “Ditët e Komandant Lleshit” ka përfunduar sot me një program të pasur kulturor - artistik, kushtuar Ridvan Qazimit. Manifestimi qëndrorë sot kishte tubuar ...
image
Arrestime masive të shqiptarëve në Plavë e Guci
Faqja në Facebook ‘Fondacioni Plavë dhe Guci’ përmes një postimi ka njoftuar se sot në ora 11:00 kanë ndodhur arrestime të dhjetëra shqiptarëve nga ana ...
image
Homazhe tek vendi i rënies së Ridvan Qazimit “Komandant Lleshi”
Në vendin e quajtur “Gurët e Buajve”, mbi fshatin Tërnoc, gjegjësisht vendi ku ndërroi jetë Ridvan Qazimi, i njohur si “Komandant Lleshi”, qindra qytetarë, bashkëluftëtarë, ...
image
Tre të arrestuar për vrasjen e një shqiptari në Londër
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, me dyshimin se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ...
image
Arrestohet edhe djali tjetër i Naser Kelmendit
Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kullë.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në ...
image
Nis manifetsimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Ka filluar sot  manifestimi  tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare e cila është mbajtur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, për të ...
image
QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Rrjeti i Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në konferencën e tretë të saj të mbajtur gjatë fundjavës në Bujanoc, ka themeluar Asamblenë e kësaj ...
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
Next