
Ban nis sot turneun në Ballkan
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun me vizitën e sotme në Slloveni nis një turne disa-ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë të gjitha ish republikat jugosllave si dhe Republikën e Kosovës.
Në Slloveni ai takon kryeministrin Janez Jansha, presidentin Danillo Turk dhe kryetarin e Kuvendit Gregor Virant.
Nga këtu, ai udhëton në Kroaci, ku gjatë qëndrimit tre-ditor në Zagreb dhe Brion zhvillon bisedime me krerët shtetërorë.
Pastaj, ai udhëton në Mal të Zi për t’u takuar me presidentin Filip Vujanoviq dhe liderët tjerë malazezë.
Për të hënën është planifikuar vizita në Serbi, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e ri nacionalist, Tomisllav Nikolliq, mandatarin për qeverinë e re, Ivica Daçiq dhe shefin në largim të diplomacisë, Vuk Jeremiq.
Më 24 korrik, Ban vjen në Kosovë, ku përveç takimeve me përfaqësues të UNMIK-ut, do të zhvilloje bisedime me liderët e institucioneve kosovare.
Ban më pas viziton Maqedoninë, ndërsa turneun e përmbyll me qëndrimin në Bosnje. (INA)
Vrasje në Saraj të Shkupit
Një person është vrarë mbrëmë në afërsi të Sarajit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, me ç`rast vrasjes i ka paraprirë një zënkë ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj