advertisement
Fillimi | Rajon | Filloi sot muaji i madhërueshëm i Ramazanit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Filloi sot muaji i madhërueshëm i Ramazanit

Filloi sot muaji i madhërueshëm i Ramazanit

Sot, myslimanët në të gjithë botën nisin muajin e Ramazanit-muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.

Ka nisur sot Muaji i Shenjtë i Ramazanit, i cili konsiderohet si njëri nga muajt më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të Hixhretit. Në përfundim të këtij muaji, mbi një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitrit, ose siç njihet, Bajramin e Madh.

Muaji i madhështor Ramazan është muaj i agjërimit, lutjes, solidaritetit, dashurisë dhe mirësisë, në të cilin besimtarët gjatë tërë ditës përmbahen nga konsumimi i ushqimit, cigareve, por edhe nga mendimet, idetë dhe veprat e këqija.

E gjithë bota islame gjatë këtij muaji falë teravitë dhe thirrjet për lutje dëgjohen nga të gjitha xhamitë në mbarë botën.

Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të HIXHRETIT. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh).

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonis, Reiz Ul-Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi në mesazhin e tij të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroi Ramazanin, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre.

"Besimtarë të nderuar ta presim këtë muaj në frymën e tolerancës ndërfetare, në frymën e unitetit mes të gjithë njerëzve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare dhe politike. Le të jetë ky muaj në shenjë respekti ndaj familjes, fiqnjëve dhe ndaj të gjithë njerëzve njësoj. Gjithmonë, e sidomos gjatë këtij muaji, më shumë duhet të mendojnë dhe të kujdesemi për të pamundurit, të sëmurët dhe të varfërit, që në çdo familje të mbizotërojë paqja, dashuria, harmonia dhe ngohtësia familjare", thuhet në mesazhin e kryetarit të BFI-së.

Autoritetet fetare dhe ato politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi dhe diasporë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.

Ndërkohë, deklaratat zyrtare të lëshuara të enjtën në Algjeri, Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Tunizi dhe Jemen njoftuan se Ramazani do të nis po sot në këto shtete. Ndërkaq në Oman, Siri dhe për myslimanët suni në Irak dhe Iran, Ramazani nis të shtunën. (INA)

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestohet edhe djali tjetër i Naser Kelmendit
Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitare Kullë.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në ...
image
Nis manifetsimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Ka filluar sot  manifestimi  tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare e cila është mbajtur në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, për të ...
image
QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Rrjeti i Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në konferencën e tretë të saj të mbajtur gjatë fundjavës në Bujanoc, ka themeluar Asamblenë e kësaj ...
image
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Deputeti nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka deklaruar se autoritetet e Kosovës nuk kanë mundur që ta shtrojnë formulën e reciprocitetin ndërmjet ...
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
Next