
Rompuj: Greqia para vetëvrasjes
Për Greqinë do të ishte vetëvrasje e pastër, nëse këtë muaj nuk do të ndërmarrë masat e kërkuara për kursim nga ana e kredituesve ndërkombëtarë.
Kjo u theksua nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj në një bisedë telefonike që ka pasur me kryeministrin grek Andonis Samaras.
Në këtë bisedë, Samaras i ka sqaruar problemet rreth përcaktimit të pakos së masave në vlerë prej 11,5 milion euro, që janë kërkuar nga treshja e kredituesve ndërkombëtarë, në rast se Athina do të dëshironte ti miratohej transha e radhës e ndihmës financiare.
Samaras ka përmendur edhe tensionet dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar. Liderët e tri partive të koalicionit Samaras, Venizelos dhe Kuvelis në takimin e tyre të fundit kanë arritur marrëveshje parimore dhe jo konkrete rreth masave të kursimit. (INA)
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj