
Zjarret kanë përfshirë edhe rajonin e Luginës
Dy ditët e fundit zjarret kanë përfshirë edhe rajonin e Luginës së Preshevës.
Zjarre masive janë përhapur në zonën e komunës së Bujanocit, ndërsa Shtabi për situata të jashtëzakonshme në këtë komunë ka bërë të ditur se dje ka pasur lëvizje të flakëve në drejtim të Preshevës.
Disa ditë ka zgjatur beteja e zjarrëfikësve me zjarret në Luginën e Preshevës dhe pjesën tjetër të Serbisë Jugore.
Zjarri ka përfshirë terrenin në afërsi të fshatit Bilaç në drejtim të kufirit me Maqedoninë.
Deri tani bëhet e ditur vetëm për dëme të shkaktuara nga djegiet e tokave dhe maleve, ndërsa nuk ka pasur rrezik për banorët dhe vendbanimet rurale. Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka informuar se zjarret janë lokalizuar dhe se ato ishin vënë qëllimisht nga persona të caktuar. (R.Demiri/INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj