
Sot fillojnë Ditët e Dioklecijanit në Split
Sot në Split fillon manifestimi tradicional “Ditët e Dioklecijanit”, që do të zgjasin deri ditën e hënë të javës së ardhshme. Këtë vit, në rolin e mbretit Dioklecija, do të paraqitet aktori Ratko Glavina, ndërsa, sipas paralajmërimeve, në rolin e gruas së tij Priskës, duhet të paraqitet fituesja e medaljes së artë në Lojërat olimpike në Londër, Sandra Perkoviq.
Ditët e Dioklecijanit tradicionalisht fillojnë me parakalimin e Dioklecijanit nga bodrumet e pallatit, nëpër rrugicat e qytetit për të arritur në Peristil.
Në peristil, në ora 21.00 fillon programi dhe solemnitetet në të cilat Dioklecijani fillimisht do të përshëndesë popullin dhe pastaj do të bëhet rreshtimi i legisë romake dhe do të fillojnë përleshjet e gladiatorëve.
"Këtë verë, romakët në Peristil do ti paraqesë grupi romak “Gens Julia” ka deklaruar drejtori i Bashkësisë turistike në Split, Vedran Matoshiq, duke shtuar se pas hapjes solemne, në pjesën e përparme të Pallatit të Dioklecijanit, do të organizohet “Mbrëmje e arieve operistike dhe evergrin”, ndërsa të shtunën do të paraqitet edhe dueti "2Cellos".
Në kuadër të “Ditëve të Dioklecijanit”, në Muzeun e qytetit, ditën e premte (sot) do të hapet ekspozita e titulluar "Gaius Aurelius Valerius Diocletianus Pius Felix Invictus Augustus dhe Pallati i tij në Split”.
Si ngjarje e veçantë e këtij manifestimi historiko-kulturor, paralajmërohet se do të bëhet degustacioni i gatimeve antike me titull “Çfarë kanë ngrënë banorët e parë të Splitit në Pallatin e Dioklecijanit” dhe do të përgatiten 500 racione ushqimi në të ashtuquajturën “kazani romak” dhe do të shpërndahen falas, për të gjithë ata që janë të veshur me toga (veshje të periudhës romake).
Ditën e diell, do të zhvillohet edhe ndeshja futbollistike-sipas dispozitave të asaj periudhe, ndërmjet pushtuesve romak dhe vendasve ilir. (M.Latifi/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj