
Beqiri: Shqiptarët e Luginës të përfshihen në bisedime
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se shqiptarët e Luginës janë përcaktuar për respektim të parimit të proporcionalitetit me serbët e Kosovës, ndërkohë që nëse vijën në shprehje përfshirja e këtyre të fundit në procesin e bisedimeve në mes Prishtinës e Beogradit, ai ka kërkuar përfshirjen edhe të përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës në këtë proces.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë një varg problemesh ndaj përfshirja e tyre në procesin e dialogut të paralajmëruar në mes të Kosovës e Serbisë, do të ishte e domosdoshme, sidomos tani kur kërkesën për përfshirje në këtë proces e kanë parashtruar edhe serbët që jetojnë në Kosovë, është shprehur Beqiri.
I pari i KNSh-së, nga Qevritë e Tiranës dhe asaj të Prishtinës, ka kërkuar që të paraqesin një interesim më të madh për shqiptarët që jetojnë në Serbi, duke pas për bazë se këtu mungojnë të drejtat elementare të njeriut. Tirana por edhe Prishtina zyrtare kanë obligim kombëtar që të mbrojnë interesat e bashkëkombësve që jetojnë jashtë këtyre shteteve e veçanërisht ata që jetojnë në Luginën e Preshevës, ka deklaruar Galip Beqiri. (INA)
Rama: Rilindja do ta rrëzoj pushtetin e Saliut
Partia Socialiste ka nisur Konventën e saj zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, e cila do të vijojë dy ditë. ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Qosja: Nëse Berisha fiton përsëri, është katastrofë historike (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj