advertisement
Fillimi | Rajon | Serbia e Madhe nuk ekziston, po bëhet realitet "Shqipëria e Madhe"
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Serbia e Madhe nuk ekziston, po bëhet realitet "Shqipëria e Madhe"

Serbia e Madhe nuk ekziston, po bëhet realitet "Shqipëria e Madhe"

Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga "Rendi i ri botëror" në kohën kur ai iu kundërvu atyre. Në intervistën e dhënë për gazetën serbe "Standard", Marija Millosheviç tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe. Gjithashtu Marija Millosheviç përmend dhe ish-Kryeministrin shqiptar Fatos Nano. "Pas marrëveshjes së Dejtonit, e cila u dha mundësinë për krijimin e shtetit të tri popujve, u mbajt Samiti i Kretës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano, deklaroi publikisht se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë.", - rrëfen vajza e Sllobodan Millosheviçit.


Kush ishte Sllobodan Millosheviçi?

Babai im ishte më i miri për të gjitha. Këtë e kam parë fare qartë. Por, fatkeqësisht këtë e shihnin dhe të tjerët. Them "fatkeqësisht" sepse dhuntitë e tij superiore gjeneronin diçka si zili tek të tjerët, madje edhe urrejtje. Një gjë e tillë në histori ka ndodhur gjithnjë.

Ke thënë që babai juaj nuk ishte asnjëherë një kërcënim për jugosllavët që dëshironin të jetonin në paqe....

Përkundrazi. U orvat që Jugosllavia të mbetej që nga Triglava në Gjevgjlije. Jugosllavia filloi që më herët të shembej dhe mendoj se im atë atëherë president i Komitetit të Partisë së qytetit të Beogradit, absolutisht s'mund të quhet se "i shërbeu" shkëputjes, të themi të Sllovenisë dhe ndonjë republike tjetër. Atëherë ekzistonte ende RFSJ. Presidenti i presidencës ishte Stipe Mesiç, i cili në atë kohë si Kryetari i Parlamentit Kroat, më 5 dhjetor 1991 deklaroi: "Mendoj se e bëra detyrën time. Nuk ka më Jugosllavi". Në të njëjtin vit, më 23 dhjetor, në Kroaci Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe nisi lufta civile. Pak muaj më pas Tudjmani në sheshin "Ban Jelacic" në Zagreb deklaroi: "Nuk do të kishte asnjë luftë nëse Kroacia nuk do ta donte, por jemi të vetëdijshëm se vetëm duke luftuar mund ta mbrojmë pavarësinë tonë". Në dhjetorin e 1991-it Alija Izetbegoviçit deklaronte se: "Për pavarësinë e Bosnjes dhe Hercegovinës jam i gatshëm të sakrifikoj paqen". Pas kësaj në Bosnje mbërritën "martirët" nga shumë vende islame, të gatshëm për të krijuar shtetin e parë mysliman në Europë.

Dhe çfarë bënte Sllobodani gjatë kësaj kohe?

Ai ishte një njeri i paqes për 10 vjet. Pranoj të gjitha pesë planet e paqes: planin Cutileiro, planin Vance-Owen, planin Owen-Stoltenberg, planin e Bashkimit Europian dhe atë të Grupit të Kontaktit. Priti refugjatët dhe shpëtoi Serbinë nga lufta. Nuk është e drejtë të thuhet se: "Tudjman, Izetbegoviç dhe Millosheviç ishin përgjegjës për nisjen e konfliktit". Im atë nuk kishte asgjë të përbashkët me dy të tjerët.

Pra ju po deklaroni se nuk ishte Millosheviçi ai që nisi luftën në Jugosllavi, por ata që e përfunduan?

Por nuk ka përfunduar ende i tërë aktiviteti i shpërbërjes së vendit. Në rresht është edhe Vojvodina me Sanxhakun. Kjo do zgjasë. Luftën e shkaktuan ata që i besonin idesë së globalizimit. Sa herë që në horizont shfaqej paqja, këta nuk e lejonin të ndodhte. Pas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila pranoi krijimin e shtetit të tri shteteve, u mbajt samitit i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë. Atëherë babai firmosi dhe një marrëveshje me Rugovën. Donte që ta qetësonte situatën, por nuk ndodhi ashtu. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte thjesht një zemërim dhe në vendin tonë mbërritën terroristë të rinj. Ndaj babai tha se Samiti i Kretës shërbeu thjesht për shkak. Në përfundim, ai e sqaron këtë më mirë, sepse Jugosllavia nuk mundi t'i mbijetojë paktit të Varshavës në librin e tij "Akuzoj", që doli më 20 gusht me rastin e ditëlindjes së tij.
Teoria juaj është që Millosheviçi u vra nga një "Rend i ri botëror" në momentin që ai u bë për ta shumë i bezdisshëm...
Është pikërisht kështu! Madje sot flitet dhe për "shtyllat" e këtij rendi të ri botëror.

Po thoni që ajo që i ka ndodhur babait tuaj është deklaruar që në tetorin e vitit 2000 dhe që është ende në rrugë, pasi nuk ka fund kurrë?

Kështu ka ndodhur. Të gjithë janë dakord që ka ndodhur. Edhe ata që janë habitur se sa shpejt ka ndodhur. Ja pse fjala "profetike" ishte gjatë dy raundeve të zgjedhjeve të vitit 2000, kur u dogj godina e Asamblesë Federale, që ndikoi në rezultatin zgjedhor, duke evituar mbajtjen e raundit të dytë. Kjo do të jetë e ardhmja e Serbisë, nëse nuk kundërshtohet arsyeja.

A ka ndonjë gjë të ngjashme "profetike" të shkruar?

Ekziston "Deklarata Islamike" e Izetbegoviçit. Këtë dokument duhet ta lexojë kushdo që i intereson paqja në botë. Në të kundërt, do të bëhet vizionare nëse nuk ndalohet. Dhe kur flasim për vizione, karta e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjithë popujt e Ballkanit të jugut, pasi të gjithë duhet të dinë se në realitet nuk ekziston Serbi e Madhe, ama po bëhet realitet Shqipëria e Madhe. (Gazeta Shqiptare/INA)

 

Vlerëso tekstin
2.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”
Për nder të rënies heroike të Ridvan Qazimit alias “Komandant Lleshi” është organizuar një manifestim tradicional mbarëkombëtarë ku do të përfshihen shumë aktivitete, kulturore, sportive dhe letrare. ...
image
Fajon: BE e shqetësuar nga azilantët e rrejshëm të Ballkanit
Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se, mosmarrëveshjet në BE po e bllokojnë pezullimin e regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. ...
image
Armëpushimi i PKK-së: Paqe me pengesa
Në Turqi po rriten shpresat për t'i dhënë fund konfliktit të kurdëve, qëkurse kreu i partisë kurde të punëtorëve, PKK, Abdullah Exhalan ka bërë thirrje ...
image
Mali i Zi, presidenti merr detyrën, bojkoton opozita
Opozita në Malin e Zi ka vendosur të bojkotojë në bllok ceremoninë e nisjes së mandatit të presidentit Filip Vujanoviç, i akuzuar prej tyre si ...
image
Turqia dëshiron të bëhet eksportuese energjie elektrike
Turqia planifikon që deri në vitin 2023, 30 për qind e kërkesës kombëtare për energji elektrike të prodhohet nga burime lokale të energjisë së rinovueshme.Turqia ...
image
HDZ fitoi zgjedhjet lokale në Kroaci
HDZ mbrëmë vonë shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme lokale në Kroaci, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Kroaci kumtoi se në qytetet më të ...
image
Neo-nazistët grekë u kërcënuan me vrasje të të gjithë myslimanëve në vend
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të "therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia", transmetojnë mediat greke.Sipas ...
image
Arratisen 4 shqiptarët që mbaheshin peng nga një shtetas grek
Mbaheshin peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për "News 24" nga familjarët e njërit prej ...
image
LQSHA dhe Rotary District misione humane
Konferenca e Qarkut është ngjarja më e madhe e vitit për këtë degë të Rotery Club District 7203 në New York. Konferenca e këtij viti ...
image
Gjilan, vetëvritet i riu nga Tërnoci
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se të shtunën është vetëvrarë me armë zjarri një qytetar nga Tërnoci Komuna e ...
image
Çakalli: Dua të heq brengën, ja si vramë e dogjëm në Kosovë
Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i ...
image
Thirrje ‘Heil Hitler’ në Parlamentin grek
Jo një, por tre herë është dëgjuar në parlamentin e Greqisë thirrja naziste ‘Heil Hitler’, gjatë një seance shumë të tensionuar mesditën e ...
image
Danimarka fituese e Eurovisionit 2013
Këngëtarja daneze, Emeli de Forest është fituese e edicionit të 58-të të Eurovisionit, që u mbajt mbrëmë në Malmo të Suedisë. Triumfi i saj ishte i ...
image
Papulias refuzon ftesën e Ivanovit
Presidenti grek, Karolos Papulias ka refuzuar ftesën e presidentit Gjorgji Ivanov për pjesëmarrje në një takim rajon që do të mbahet në Ohër. ...
image
Greqi, në kërkim një 15 vjeçare shqiptare, e zhdukur prej 3 ditësh
Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e vajzës 15 vjeçare shqiptare, e cila është zhdukur që nga mesdita e së martës. Vajza shqiptare Kristiana ...
Next