advertisement
Fillimi | Rajon | Lindja e një minoriteti shqiptar në Turqi
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Lindja e një minoriteti shqiptar në Turqi

Lindja e një minoriteti shqiptar në Turqi

Hüsrev Tabak/Qendra e Kërkimeve dhe Analizës Strategjike

Deklarata e fundit e ish-futbollistit të famshëm Hakan Shukur, është në një linjë me retorikën politike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH) apo e njohur si AK prej kohësh është përpjekur të lërë mënjanë skenës politike identitetin etnik në të mirë të unitetit kombëtar.

Pas raportimeve keqkuptuese të medias, Shukur u shty më tutje duke konfirmuar këtë qëndrim partiak dhe i mëshoi shumë, në një fjalim sqarues, devizës “një komb, një atdhe, një flamur, një gjuhë”. Përfundimi që duam të nënvizojmë nuk ka të bëjë me paragjykimin e mediave kundër partisë qeverisëse, apo qasjes së saj në çështjet etnike dhe të diversitetit etnik.

Përfundimi real që na tërheq ne në këtë incident është se ajo ishte një thirrje për një zgjim të komunitetit shqiptar, identiteti etnik i të cilëve ka mbetur i tillë nën sipërfaqen e shoqërisë turke për më shumë se gjashtë dekada.

Prezenca etnike shqiptare në Turqi është në fakt trashëgimi e Perandorisë Osmane. Që në fundin e shekullit të 19-të mjaft shqiptarë nga Ballkani emigruan drejt Anadollit Qendror për shkak të luftërave dhe presionit politik me të cilin u përballën në vendet ku jetonin më parë. Turqia, veçanërisht gjatë periudhës republikane, e lejoi këtë emigrim.

Deri më sot, Turqia nuk ka patur asnjë çështje me shqiptarët si minoritet dhe anasjelltas. Dy faktorë mund të llogariten në këtë mes: së pari se emigracioni shqiptar u pranua nga Turqia, sepse këta shqiptarë u deklaruan- përmes dokumenteve për vizë që ata morën në misionin diplomatik turk në Jugosllavi- se ata ishin turq etnikë dhe se kishin asimiluar kulturën turke. Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, pasi ata ishin në gjendje të flisnin turqisht mirë, pasi turqishtja është folur në qytetet e tyre që në kohët otomane. Së fundmi, për shkak se vala e emigrantëve që u dynd në Turqi u deklarua turke dhe ata i janë mirënjohës Turqisë që u hapi dyert për t’u dhënë një mundësi jetese.

Këta emigrantë nuk këmbëngulin në njohjen e identitetit të tyre etnik të vërtetë. Së dyti, Turqia nuk lejoi asnjëherë që minoritetet të shprehen si të tillë në skenën politike sa i përket të drejtave të tyre dhe përherë i përmbahej politikës së asimilimit të tyre në kombin turk. Shqiptarët, bashkëpunues dhe bashkëpunëtorë në kontributin e lulëzimit të kombit turk, ishin të lumtur që ishin pjesë e një kombi himni kombëtar i të cilit ishte shkruar nga një shqiptar, Mehmet Akif Ersoy.

Kjo vlen edhe për ditët e sotme. Ndikimi i shqiptarëve në politikën e Jashtme Panorama e mësipërme tregon se shqiptarët kanë qenë luajalë ndaj shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikëri ka qenë formësuar nga shqiptarët duke lënë jashtë politikës identitetin dhe afiliacionin e tyre etnik. Gjithsesi duke parë anën tjetër të medaljes, mund të krijojmë një ide më konkrete për vendin që komuniteti shqiptar zë në trekëndëshin e afilacionit etnik, besnikërisë dhe nacionalizmit.

Presidenti i grupit ndërparlamentar të miqësisë turko-shqiptare, njëkohësisht deputeti i PDZH-së në Izmir, Rifat Sait, duke adoptuar deklamimin e shqiptarisë së Hakan Shukurit deklaroi: Edhe unë jam një shqiptar gjithashtu. Sot, ka rreth 50 deputetë shqiptarë në Parlament që janë pjesë e disa partive”. Në të vërtetë kjo është diçka për të cilën publiku në Turqi nuk ka dijeni dhe nuk ka dëgjuar më parë. Deputetët shqiptarë janë grupi i tretë më i përfaqësuar në Parlament dhe megjithatë preferenca e tyre politike nuk ndjek linjat etnike.

Për hir të së vërtetës, Turqia është një vend multietnik dhe minoritetet që historikisht janë shtypur (apo vullnetarisht kanë heshtur dhe bashkëpunuar) kanë mësuar shumë nga lufta etnike e kurdëve për njohje zyrtare. Ata janë shumë të kujdesshëm që të mos dalin në skenë me deklamime të natyrës etnike, sado që sillen në mënyrë bashkëpunuese dhe përpiqen të perceptohen si një komunitet i afërt-vëllezër që ndajnë të njëjtën histori, kulturë dhe fe.

Më saktësisht, këto komunitete e përdorin pozicionin e tyre si një urë mes vendit të tyre të origjinës dhe vendit mikpritës në funksion edhe të afirmimit etnik. Shqiptarët në Turqi, dhe veçanërisht Rifat Sait, duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me Kosovën dhe Shqipërinë dhe duke influencuar këto vende në qasjen e tyre ndaj Turqisë, kanë përftuar një formë të betejës etnike për njohje, nga e cila në të vërtetë shumë grupe të tjera etnike në Turqi mund të mësojnë shumë.

Deklaratat e fundit për prezencën shqiptare në Turqi, janë një shenjë e një zgjimi politik që sintonizon me raportet që Turqia ka ndërtuar me shtetet respektive-Kosovën dhe Shqipërinë. Prandaj kjo është një lëvizje në kohën e duhur, e që mund të reflektohet sipas gjasave në draftin e Kushtetutës së re.

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Niko në 17/03/2013 21:20:42
avatar
OJ SHIPERI E MJERA SHIPERI PO AI SHKRIMTARE QE E KISH SHKRUE KIT VJERSH PO AI KISH DIT DIQKA ANI JA KA KUSHTUE KIT VJERSH SHIPRISE, TURP PER TY OJ SHIPERI KUR NUK JE INTERESUE PER KTA SHIPTARE TE MJERE; A PE SHEH QI KURRFARE DREJTE SKAN PAS DERI QITASH QI NAJ QELI SYTE AMERIKA TENI THOJN TURQIJA E MIER PO QFARE E MIER JU A PE SHEEHNI QI KURR MINORITETET TJERA NUK KAN GUXUE MU LAJM. QI JAN GJALE NE POLITIK A KOSOVA E PSHURRTE KREJTVE JAU KA DHAN DREJTAT EDHE PRAP SHKAVELAT THOJN KOSOVA ESHT E KEQE, E MORE SHIPTARE PO SHUM KINI HJEK EDHE KINI ME HJEK POSHTE TURQIT SE MA PISA SKA ATA ME KAN TMIER NUK MARTOHEN ME GJAK TVETIN E PO PRET MIER PREJ TYNE, VEQ PERPARA VLEZER AI QI ESHT SHIPTARE IVERTET KURR SE PRANON REGJIMIN TURK APO STIMULIMIN JU LUMTE O SHUKUR EDHE TY RIFAT MUS UDERZONU..SE DO TE VJEN DITA DO TE BASHKOHEMI
Thumbs Up Thumbs Down
-1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Rajon
Previous
image
Arrestohet banda ballkanase që falsifikonte para
Policia austriake në bashkëpunim me policinë evropiane EUROPOL ka arrestuar një grup kriminal të falsifikimit të parave, që kishte origjinën nga vendet ish-Jugosllave. Gazeta “Kronen Cajtung” ...
image
Hoxhaj: Kosova, eksportuese e sigurisë në rajon
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë samit. ...
image
Kadare: Osmanët nuk i mbrojtën shqiptarët nga sllavët
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka folur rreth përpjekjeve të Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit për ndryshimin e teksteve të historisë në ...
image
Në Gjermani arrestohet shqiptari, kishte porositur 100 kg marihuanë
Sipas policisë së Heilbronn-it, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.Policia kriminalistike në Heilbronn, Gjermani ...
image
Erdogan falënderon Shkupin dhe Gostivarin në Maqedoni
Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan, në fillim të tubimit të djeshëm të parties së tij falënderoi, duke iu adresuar mijëra banorëve të Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës ...
image
Policia "pastroi" sheshin Taksim dhe parkun Gezi
Policia turke mbrëmë me gaz lotësjellës dhe topa uji shpërndau demonstruesit nga sheshi Taksim dhe parku Gezi në Stamboll. ...
image
Shqipëria dhe Kroacia me veto kundër mirënjohjes për Jeremiqin
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe, për kryetar të ri të këtij institucioni të OKB-së, në vend të serbit, Vuk Jeremiq. ...
image
Turqi, protestuesit sfidojnë Kryeministrin Erdogan
Në Turqi, protestuesit nuk po i binden një kërkese të qeverisë për t'u larguar nga një park i Stambollit, ku është planifikuar të bëhen ndërtime. ...
image
Turqia pezullon planin e ndërtimit në Parkun Gezi
Qeveria e Turqisë është pajtuar që të pezullojë planet për ndërtim në Parkun Gezi të Stambollit, deri në vendimin e gjykatës.Planet e tilla kanë shkaktuar ...
image
Turqi, referendum për sheshin Taksim
Hysein Celik, nënkryetari i partisë turke në pushtet AK, pas takimit me “personalitete publike” foli për një referendum në Stamboll, mbi planet për ...
image
Arifi prezanton potencialet ekonomike të Bujanocit në Zagreb
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka nisur sot punimet konferenca rajonale me temën “Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-lindore. Punimet e konferencës në ...
image
Samiti i Bratislavës tubon të gjithë presidentët
Në Bratisllavë të Sllovakisë sot dhe nesër do të zhvillohet Samiti i 18-të i shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore. Ky takim vjen ...
image
Qeveria greke mbylli TV shtetërore
Qindra punonjës të radiotelevizionit shtetëror grek, ERT janë tubuar para godinës qendrore të inistitucionit për të reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e transmetimeve ...
image
Gaz lotësjellës dhe përleshje në Taksim
Policia turke mbrëmë ka ndërhyrë sërish në sheshin Taksim për të larguar demonstruesit, dhe se gjatë operacionit të saj është përdorur gaz lotësjellës. Erdogan akuzoi ...
image
Përpjekjet kundër trafikimit përhapen nëpër Ballkan
Me një synim për të zgjeruar demokracinë dhe proceset e integrimit në BE nëpër Ballkan, OJQ me qendër në Beograd, Astra, në bashkëpunim me partnerë ...
Next