Rama në FB ironi me çadrën

Rama në FB ironi me çadrën

Kryeministri Edi Rama,një ditë pas marrëveshjes me opozitën, nuk kurseu ironinë, mëngjesin e së premtes,ndërsa opozita në mesnatë hoqi çadrën nga bulevardi. Kryeministri në rrjetet sociale shkruan: “Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit”. Prej rreth 90 ditësh, opozita protestoi në çadrën përpara kryeministrisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Marrëveshja mes tij dhe liderit të opozites, zhbllokoi ngërçin politik dhe riktheu në gjitha partitë në zgjedhjet parlamentare,që sipas marrëveshjes do të zhvillohen në 25 Qershor.