Rama nuk iu ndahet atleteve, ja si është veshur në Samitin e Adriatikut (FOTO)

Gjatë ditës së sotme është mbajtur Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv.presidenti amerikan Mike Pence ka mbajtur një fjalim para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Pence foli për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Donald Trump apo për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ngjarjeve në Venezuelë.

Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë. Ajo që vihet re dhe që bie në sy menjëherë, janë atletet e bardha të kryeministrit shqiptar.

Rama nuk iu ndahet atleteve që nga Samiti i Triestes i mbajtur disa ditë më parë në Itali.

 

Comments

comments