Rama përshëndet me pamje nga Dhërmiu, komentuesit e “masakrojnë”: turp, dje u vranë 4 pushues në plazhe

Prej kohësh Kryeministri Edi Rama zgjedh mënyra origjinale për të uruar gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për ditë të mbarë.

Kështu ka bërë edhe këtë të diel, me pamje nga më të bukurat të bregdetit të jugut, të filmuara nga lartësia.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë me këto pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë prej shumë kohësh i bënë promovim turizmit në vendin tonë, madje edhe vetë çdo verë pushon pikërisht në jug. /a.y/noa.a

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili u mbyt pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës, teksa përpiqej tu vinte në ndihmë vajzave nga Vlora, të cilat ishin duke u mbytur në det.

2 / 7

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga Policia e Vlorës, se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar kur hyri në detin e trazuar me dallgë për tu ardhur në ndihmë vajzave që po mbyteshin, me lidhje gjaku me njera-tjetrën.

Pavarësisht tentativës për ti shpëtuar, ai dhe dy vajzat humbën jetën.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Comments

comments