Rama tha se PS merr 71 mandate… ja përgjigja “bombë” e Ilir...

Rama tha se PS merr 71 mandate… ja përgjigja “bombë” e Ilir Metës!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të premte nga Korça se pavarësisht se LSI dhe PD thonë se do të dalin forca e parë politike nga zgjedhjet, në të vërtetë, PS do të marrë minimumi 71 mandate.

Për këtë ironi të Ramës, është përgjigjur Ilir Meta.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, drejtuesi i emisionit e ka pyetur Metën se ç’ mendim kishte për këtë deklaratë të Ramës. Meta është përgjigjur nën zë duke i kthyer ironinë Ramës me një pyetje retorike:

“71 me PD-në apo vetëm…?”

Por deklarata nuk është dëgjuar mirë dhe Çani ka kërkuar që Meta të përsëriste edhe një herë se çfarë tha.

“Thuaje dhe një herë, the 71 me PD-në?”, pyeti Cani… dhe Meta e konfirmoi me një buzëqeshje.

Çfarë tha Rama sot nga Korça:

LSI do të dalë forcë e parë, PD forcë e parë, edhe ne, duke qenë se ne jemi të parët por ne duam ta fillojmë me 71 mandate për PS që s’do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet por duam që Shqipëria të mos humbasë asnjë sekondë/ Gazeta Express