Rama ua ndalon ministrave që të bëjnë pushime jashtë Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka ndaluar ministrave të kabintetit të tij që të bëjnë pushime jashtë Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur Rama përmes Facebook-ut, ku ndër të tjerash ka demantuar edhe mediat greke të cilat kanë raportuar se kryeministri shqiptar po kryen pushimet në Greqi.

Rama thotë se pushimet i bënë vetëm në Shqipëri, derisa ka shtuar se ‘ky do të jetë rregull edhe për ministrat”/

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi  1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama në Facebook.

Comments

comments