Ramush Haradinaj thotë se “po pret” ta marrë vizën

0
3

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se është në pritje për marrjen e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pritet që bashkë me bashkëshorten të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington

Haradinaj në një postim në facebook, ka deklaruar se do të presë për vizë, pa qartësuar nëse e njëjta i është refuzuar atij nga ana e Ambasadës së SHBA’së për të qenë prezent më 4 shkurt në Uashington.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kryeministri ka deklaruar se Kosova i është falënderuese Amerikës dhe Natos për ndihmën e ofruar ndaj Kosoves.

Ndryshe, mediat raportuan se kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, Anita Muçaj-Haradinaj u është refuzuar pajisja me vizë nga SHBA-të. Ramush Haradinaj me bashkëshorten do të shkonin në Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.

I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!

Jam ende në procedurë për vizë.

E reagim pati edhe nga Anita, gruaja e Ramushit.

Ajo nëpërmjet një statusi në Facebook i ka quajtr mediat e venidt si media të Serbisë

Dje Lajmi.net raportoi se kryeministrit Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.

“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.

Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, Haradinaj do të vizitonte edhe shtetin amerikan të Ioëa-s, me të cilin Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, sidomos në fushën e sigurisë.

 

Comments

comments