Ramushi, ëndërrimtar dhe në një kohë tjetër

0
10

Muhamer Pajaziti

Gjenerali i Ushtrisë i UÇK-së, Ramush Haradinaj po jeton momentet më të vështira të karrierës së tij politike.

Ndoshta më rëndë e kishte në betejat me makinernë ushtarake të Millosheviçit, por ideali dhe sakrifica për liri ja vlenin.

Sot është rëndë për Ramushin, sepse po lan mëkatet e dikujt tjetër, po i bartë pasojat e qeverisjeve të gabuara të decenies së fundit të Kosovë.

Aktiviteti i tij pas heqjes së uniformës së ushtarakut dhe veshjes së petkut të politikanit gati gjithnjë ishte “stand by”, e kjo nisi nga koha kur ndërkombëtarët e morën dhe dorëzuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë.

Ai po jetonte atë ëndërr të bukur, kur për Kosovën kishte shumë shpresë dhe të ardhme, kur para se të zbardhte mëngjesi zhgjohej, bëhej gati e nisej për ta drejtuar shtetin, për të cilin kishte zhvilluar beteja duke humbur dhe sakrifikuar gjithçka.

Po kishte luftuar, dhe kjo është më e rënda dhe për të cilën duhet pasur guxim dhe këllçe.

Ajo ëndërr, ai entuzizëm po e mbante gjallë kryeministrin aktual, duke jetuar edhe sot në një kohë tjetër, me shpresën se do të bëhet mirë për Kosovën.

Megjithë sfidave dhe institucioneve të përmbytura nga administrata joeficente, treni i Ramushit po ecten për shpejtësinë e trenave francez: mbi 200 vendime për një kohë të shkurtër, duke marrë masa për të pastruar institucionet e kriminalizuara dhe bordet e tyre të kalbura, duke falur borxhet e kompanive shqiptare që ishin zhvatur për vite me radhë, duke të tentuar ta ndaloj një Gjykatë Speciale që është akt kundër historisë së Kosovës dhe luftës për liri dhe shpëtim nga hienat serbe.

Por, e keqja është se megjithë këtë tempo, kryeministri i njohur edhe si “Rambo”-ja i pamposhtur, s’po ja del ta jetoj ëndrrën e tij dhe ta kthej kohën pas.

Ai duhet të zgjohet dhe të kuptoj se Kosova është plagosur rëndë nga qeverisja e klasave mediokre politike, të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.

Duhet ta kuptoj se është rëndë ta largoj oktapodin gllabërues që ka thelluar humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale.

Nuk i ndihmojnë dot as këshilltarët e shumtë në kabinetin e tij qeveritar, por edhe gatishmëria jo e munguar për të dëgjuar dhe kërkuar  këshilla nga kushdo që do ta ndihmojë Kosovën.

“Zaednica”, Demarkacioni, Fati i Ushtrisë së Kosovës, Gjykata Speciale dhe probleme tjera të rënda nuk janë vepër e Ramush Haradinaj, janë vepër e zvarranikëve që dinë ti fshehin këmbët dhe ta lëshojnë helmin e tyre vdekjeprurës.

Pas gjithë kësaj, për çka sot gjykohet Haradinaj dhe është kryelajm,se  paska shkuar në pushime dhe paska rritur rrogën, tjera argumentë nuk ka?!

Comments

comments