“Monstra”: 6 vjet në kërkim të zbardhjes së rastit së vrasjes makabre pesëfishe

0

12 prill 2012 – ishte mëngjesi që të gjithë i kërkonim përgjigjet e pyetjeve kush, si dhe pse i vrau katër djelmoshat e rinj dhe peshkatarin në Liqenin e Smillkovës, përgjigje që edhe sot pas gjashtë vjetëve nuk arritëm ta kuptojmë, shkruan Portalb.mk.

Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski shkuan në botën tjetër me misterin e kryerësve të vrasjes, ndërkaq Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm nën akuzën se ata e kishin kryer aktin makabër, akuzë e cila ishte e mbështjellë me një sërë dyshimesh dhe hamendjesh. 4 të dënuarit shkuan prapa grilave, ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Autopsia e trupave të vdekur ka treguar se ndaj tyre është gjuajtur me tre lloje të armëve, për atë, sipas hetimit të Prokurorisë janë gjetur gëzhoja nga tre lloje të municioneve, gjë që tregon se ka pasur më shumë se një kryerës.

Rasti në fjalë ka shkaktuar bujë në madhe në opinion duke akuzuar pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së për inskenim të rastit. Për atë, me mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve kishte dhe intelektualë një muaj me radhë dolën në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj dënimit të bashkëqytetarëve të tyre, të cilët, sipas tyre, ishin të pafajshëm dhe se i tërë ky rast ishte konstruuar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë, të cilin atëkohë e udhëhiqte kushëriri i kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.

Gjatë protestave, policia përdori topa uji dhe bomba me gaz lotsjellës, ndërkaq pasi që të njëjtët thyen disa nga dritaret nga kompleksi i gjykatave në Shkup, 6 shqiptarë u dënuan me nga dy vjet e gjysmë burg.

Avokatët e të dënuarve me burg të përjetshëm, vazhdimisht kanë deklaruar se ky është rast i montuar politik dhe se pas këtij rasti fshihet pushteti i Nikolla Gruevskit.

“Bombat” që lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev filloi t’i publikojë, ishin shpresa e vetme për të dënuarit. Ai vetë në disa raste ka  thënë se të dënuarit janë të pafajshëm dhe se ekzistojnë biseda të përgjuara për rastin në fjalë, por megjithatë të njëjtat nuk u publikuan kurrë.

Për shkak të dyshimeve  të mëdha dhe mungesës së provave, por edhe mundësisë së ekzistimit të telefonatave të përgjuara, pasi që erdhi në pushtet LSDM-ja, Gjykata Supreme solli vendim që lënda të kthehet në rigjykim që të hiqen të gjitha dyshimet për rast të montuar dhe njëkohësisht të dënuarit të lirohen nga burgu.

Lirimi i të burgosurve të rastit “Monstra” solli shpresë për nxjerrjen e drejtësisë në shesh, ndërkaq pas 4 muajve, pas shumë reagimeve në opinion, përfundimisht lëndën nën kompetenca e merr Prokuroria Speciale Publike e cila është përgjegjëse që të hetojë përgjimet e paligjshme që kanë ndodhur në Maqedoni në periudhën e sundimit të Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

Procesi gjyqësor vetëm se ka filluar nga e para, pala mbrojtëse ka shpresë që drejtësia do të del në shesh dhe se të dënuarit me burgim të përjetshëm do të shpallen të pafajshëm.

Më poshtë ua sjellim kronologjinë e ndodhive në pika të shkurtëra:

12 prill 12 – 4 djelmosha të rinj (18 deri 21 vjeç) dhe një peshkatar 46 vjeçar u vranë në mënyrë misterioze në Liqenin e Smillkovës.

Të vrarët në Liqenin e Smillkovës

Të vrarët në Liqenin e Smillkovës

1 maj 2012 – në një aksion policor arrestohen më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami dhe ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët dyshoheshin se kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë./Portalb.mk

Komentet

komentet