Rasti Sela, dëshmoi heroi i tij: Çka ndodhi natën e 27 prillit?

0

Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit Abdulfetah Alimi sot dëshmoi në seancën gjyqësorë ku akuzohen 10 të dyshuar për tentim vrasjen e deputetit Zijadin Sela, në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar që ndodhën në Kuvend.

“Në sallën ku mbahej pres konferenca, pash protestuesit të tërbuar, te cilët qëllonin me mjete të forta ndaj deputetëve të strukuar. Dëgjova nga ta se po kërkojmë gjak shqiptari, ku permendeshin emri i Selës, Talat Xhaferit dhe Zoran Zaevit, duke i thënë se jë i shitur. Ne u munduam të mbrojmë deputetët, por gjithcka doli jasht kontrollit,” tha Alimi ndër tjerash në dëshminë e tij.

Ai theksoi se ka pasur ndjenjë se ishte përballë me vdekjen.

“Zaevit i bërtisnin se është shqiptar, i shitur, por bërtisnin edhe ndaj Talat Xhaferit  dhe Ziadin Selës. Gjuanin me monitorë dhe karrige kundër Selës. Një nga sulmuesit sillej ‘nxehtë – ftohtë’, pasi që në një moment qetësonte turmën dhe nga ana tjetër ishte drejtuar tek Sela”, rrëfeu Alimi.

Ai po ashtu ka  thënë se ka identifikuar Aleksandar Janevskin- Tostën, që jepte urdhëra duke qendruar në një karrige. Po ashtu ka njohur edhe sulmuesin kryesor Kire Gorgievski që tërhiqte zvarrë Selën. Alimi ka shpjeguar se në një moment ishte sulmuar nga sulmuesit në Kuvend, pasi që nga theksi e kishin kuptuar se është  shqiptar, por ai është mbrojtur nga kolegu i tij.

Alimi po mbahet në paraburgim si i dyshuar për bindje të urdhërit ndaj personit të paautorizuar, ku më 27 prill u hapën dyert nga brenda që hyri turma e protestuesve në Kuvend. Por ai ishte një nga shpëtimtarët e kreut të ASH-së, i cili ishte përkujdesur deri në momentin e evakuimit nga dhoma ku po mbahej fshehur në Kuvend. (INA)