Rasti “Shuplakat”, Gruevski dhe Janakieski edhe sot do të përballen me “bomba”

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dje i shpëtuan trupit gjykues të rastit “Traektorja” kurse sot sërish do të duhen të përballen me “bombat” e rastit “Dhuna në qendër” apo “Shuplakat”, njofton Portalb.mk.

Në Gjykatën Penale, në rastin “Shuplakat” parashihet të dëshmojë edhe ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Dhuna në qendër” në seancat paraprake kanë pranuar faji.

Pas pranimit të fajit të dy të akuzuarve tjerë të “Dhuna në qendër”, Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.

Krahas Gruevskit dhe Janakieskit, në rastin “Dhuna në qendër” me bomba do të gjykohen edhe nëntë individë të tjerë.

“Pas seancës së fundit, pasi që i pash veprat për të cilat akuzohem, dua të them se e pranoj veprën e kryer dhe ndjej pendesë të thellë”, tha i akuzuari Jordan Ristevski në seancën paraprake, pas së cilës avokati i tij, Boro Ristevski ia ka mohuar autorizimin, duke thënë se, nuk mundet që të përfaqësojë njëkohësisht të akuzuar që nuk e pranojnë fajin dhe të akuzuar që e pranon fajin.

Përpara Ristevskit, për rastin e njëjtë fajin e ka pranuar edhe Tomsillav Llazarov, i cili u dënua me 6 muaj burg me kusht.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Në mes të akuzuarve për rastin “Shuplakat” është edhe deputetja Daniella Rangellova.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

Comments

comments