Reagon anëtari i Lëvizjes BESA: Kryetar Kim Mehmeti ose partia shkrihet në Aleancën për Shqiptarët

0

Një anëtarë i Lëvizjes BESA i cili dëshironte të ngelej anonim flet për portalin TetovaSot zënkat në këtë parti. Sipas tij Bilall Kasami dhe Adnan Azizi janë tërhequr nga BESA pas zënkave me Adnan Ismailin për disa përfitime materiale. Ai më tej thotë se nëse Kim Mehmeti nuk do të drejtojë Lëvizjen BESA, gjasat janë që kjo parti të shkrihet në ASH-në e Selës.

“Bilall Kasami bashkë me Adnan Azizin janë tërhequr nga L Besa ka patur një zënk mes personave në fjalë dhe Adnan Ismailit,  Adnani ju ka mundesuar përfitime në shumë aspekte dhe për këtë shkak janë tërhequr.  Kërkohet nga kryesia që Kim Mehmeti ta udhëheq Lëvizjen në qoft se nuk ndodh kjo atëher gjasat janë të mëdha të shkrihen në Aleancën me Besë që dota udhëheq Ziadin Sela” thotë për TetovaSot.

Ndryshe sot nënkryetari i BESËS, Zeqirja Ibrahimi dha dorëheqje nga ky funksion si pasojë e paknaqësive në strukturat partiake./TetovaSot/