Reagon Trump pas sulmit në Paris: Sërish sulm terrorist, këta nuk ndalen kurrë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar menjëherë pas lajmeve për sulm në Paris.

“Duket të ketë ndodhur një sulm tjetër terrorist. Çfarë mund të thuash? Këto s’ndalen kurrë”, shkruan Presidenti amerikan.

Si pasojë e sulmit, dy oficerë policie humbën jetën, ndërsa autori është vrarë nga policia.

“Sulmuesi është vrarë nga policia dhe zona mbetet e rrethuar”; ka thënë zëdhënësi i Ministrisë.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë zonën e “Champs-Elysees” për shkaqe sigurie.

Policia ka njoftuar gjithashtu se “të paktën” dy persona u përfshinë në këtë sulm në zemër të kryeqytetit francez. Ndërkohë, televizioni “BFM TV” raporton se dy agresorët janë qëlluar, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Ngjarje vjen në një moment kur kandidatët presidencialë të Francës dolën në një debat televiziv, shumë pranë vendngjarjes. Një dëshmitare tha për “BFM TV” se kishte dëgjuar të shtëna, pa trupin e një njeriu të shtrirë në tokë, ndërsa më pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

Franca ndodhet në gjendje emergjence, që prej sulmit të parë të kryer nga militantë ekstremistë islamikë, e që është pasuar me disa sulme të tjera.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.

Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.

Comments

comments