Reagon Vulin: Jonuz Musliu bëri thirrje për Luftë të Tretë Ballkanike

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musli, me deklaratën që Presheva, Bujanoci dhe Medvegjë duhet të bashkohen me Kosovën dhe Shqipërinë, bëri thirrje për Luftë të Tretë Ballkanike si dhe prishje të rendit kushtetues dhe të integritetit territorial të Serbisë.

Ai tha se Musliu me këtë deklaratë bën thirrje për luftë dhe “shkëputjen e një pjese të territorit të Serbisë, gjë për të cilën duhet të reagojnë autoritetet kompetente shtetërore, dhe ai të jap përgjegjësi për këtë”, raporton media serbe.

 

 

 

 

Comments

comments