Real Madrid-Atletico, ja kush ka fituar më shumë duele Real Madrid-Atletico, ja kush ka fituar më shumë duele

Sot u hodh shorti në Nion, në gjysmëfinalet e Champions do të luhet derbi i Madridit, mes Realit dhe Atletico-s, ndërsa në takimin tjetër, Juventusi do të përballët me Monacon.

Reali ishte skuadra e parë e tërhequr në short, me skuadrën e Zidane që sipas formulës do ta luajë ndeshjen e parë në “Bernabeu”. Ndërsa të gjithë rivalët ishin në ankth, shorti deshi që “Los Blancos” të takohet me Atleticon.

Një derbi europian, por që këtë herë do ti vendosë përballë dy skuadrat e Madridit jo më në finale, por në pengesën e fundit për të arritur në ndeshjen për trofeun në Kardif. Kjo do të jetë hera e pestë që Reali dhe Atletico do të luajnë në kupat e Europës.

Çifti tjetër ishte logjik: Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Barcelonën, Juventusi tashmë do të ketë përballë Monaco, skuadrën që befasoi Europën me paraqitjet e saj, duke eliminuar fillimisht Manchester City-n dhe më pas Borussia Dortmund. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 2 dhe 3 Maj, ndërsa takimet e kthimit më 9 dhe 10 Maj.

 

 

 

Comments

comments