Reali, Tottenhami, City të pamëshirshëm për rivalët! Liverpooli barazoi

Cristiano Ronaldo ka qenë prej më të mirëve në fushë dhe ndihmoi Real Madridin për të shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Apoelit nga Qipro, në ndeshjen e parë të grupit H të Champions League në futboll. Ronaldo shënoi në minutën e 12-të, 51′-nga penalltia dhe Ramos në atë të 61-tën. Kampioni në fuqi i Evropës, Reali e nisi me këmbë të mbarë. Skuadra gjermane, Dortmund pësoi disfatë me 3:1 në Londër nga Tottenhami. Son Heung-Min (4′), Kane (15′ e 60′) shënuan për Tottenhamin dhe Yarmolenko (11′) për Dortmundin. Manchester City i pamëshirshëm për skuadrën e Feyernordit. Feyenordi luajti në konak të saj por pësoi fiasko me 4:0 nga City.   Golat i shënuan: Stones (2′ e 63′), Aguero (10′), Gabriel Jesus (25′).

Liverpooli barazoi me rezultat 2:2 me Sevillën, në ndeshjen që u luajt në Anfield. Karakteristikë ka qenë se Firmino dështoi nga penalltia në minutën e 42-të, duke lëshuar një mundësi për të rritur epërsinë në 3:1 për Liverpoolin. Firmino (21′) e Salah (37′) shënuan për Liverpoolin dhe Ben Yedder (5′) e Correa (72′) për Sevillën. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj me Napolin pësuan në udhëtim me 2:1 nga skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk. Vendasit shënuan përmes Taison (15′) e Ferreyra (51′) dhe për skuadrën italiane Milik (72′-nga penalltia).

Futbollisti shqiptar, Valon Ahmedi luajti deri në minutën e 69-të për Mariborin e cila në konak të vetin barazoi 1:1 me Spartak Moskën.

Grupi E

Liverpooli-Sevilla  2:2

Maribor-Spratak   1:1

Grupi F

Feyenord-Manchester City  0:4

Shakhtar-Napoli   2:1

Grupi G

Porto-Besiktas1:3

RB Leipzig-Monaco1:1

Grupi H

Real-Apoel    4:0

Tottenham-Dortmund  3:1.

Comments

comments