Refugjatet shtatzëna, pa përkujdesje të mirë mjekësore

Ndonëse shërbimet kryesore mjekësore u ofrohen, ajo që mungon janë përkthyesit dhe përkujdesja psikologjike për gratë shtatzëna
E Enjte, 3 Gusht 2017 – 8:49 albinfo.ch
Gratë azilkërkuese në gjendje shtatzënie në Zvicër nuk gëzojnë përkujdesjen e nevojshme. Në këtë konstatim ka ardhur një studim i realizuar nga Shkolla e Lartë Profesionale e Bernës (BFH), i mbështetur nga federata. BFH me këtë rast ka bërë hulumtimin e tetë qendrave të azilit në kantonet: Bernë, Vaud dhe Tiçino.

Studimi konstaton se ndonëse shërbimet kryesore mjekësore u ofrohen, ajo që mungon janë përkthyesit dhe përkujdesja psikologjike për gratë shtatzëna. Dhe kjo, te rastet e grave që kanë përjetime traumatizuese është mungesë e madhe.

Në studim më tutje shprehen kritika se nuk ka në dispozicion mjete kontraceptive specifike për gratë. Prezervativët janë të vetmet mjete ku ato kanë qasje.

Comments

comments