RETROSPEKTIVË E PIKTORES ALIJE VOKSHI NË GALERINË E MINISTRISË SË KULTURËS

0

Më 16 shkurt 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës së parë në kuadër të Programit Artistik të GMK-së për vitin 2018.

“Kemi nderin që vitin 2018 ta nisim me ekspozitën “Retrospektivë” të piktores së mirënjohur Alije Vokshi”, thuhet nw njw njoftim tw Galerisw.

Piktorja Alije Vokshi ështëgruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë.

Vokshi wshtw lindur në vitin1945 në Deçan. Ajo ka mbaruar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa përfundoi studimet e magjistraturës në Beograd në vitin 1981.

Ajo kreu edhe një vit specializim në Paris dhe më pastaj u angazhua deri në pensionim, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.

Kjo ekspozitë retrospektive shpalos një pjesë të krijimtarisë së piktores Alije Vokshi dhe janë veprat e para me të cilat nisi karrierën.

Ekspozita vjen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës si eveniment i listuar edhe nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, ndërkaq drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës. /Insajderi/

Komentet

komentet