Revolucion te Real Madrid, largohen 7 lojtarë

Skuadra e Real Madridit në fund të sezonit do të përfshihet nga një revolucion i madh pasi 7 lojtarë priten që të largohen nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle ‘AS’, drejtues të klubit janë duke menduar disa ndryshime të mëdha në skuadër ku reparti më i prekur do të jetë mbrojtja dhe mesfusha.

‘Los Blancos’ thuajse ka të qartë se: Pepe, Fabio Coentrao dhe Mariano Diaz në fund të sezonit do t’i thonë lamtumirë fanellës së Real Madridit.

Gjithashtu në listën e largimeve futen edhe dy mesfushorët Isco dhe James Rodriguez të cilët në janar kanë premtuar se nuk do të largohen por gjithçka do të ndryshojë në merkaton e madhe verore .

Portieri Keylor Navas dhe sulmuesi Alvaro Morata janë dyshja e fundit që pritet të përfshihen nga operacioni “fshesa”.

Comments

comments