Rexhepi i BESËS “gozhdohet” në facebook, shkas komenti në postimin e Artan Grubit?! (FOTO)

0
3

Kastriot Rexhepi, anëtar i kryesisë dhe sekretar i sektorëve në Lëvizjen Besa ka uruar dje me “Marshallah” një postim të Artan Grubit, deputetit dhe shefit të kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Por ky koment lidhur me një postim të Grubit, ka hasur në kritika të ashpra në facebook, duke e kritikuar dhe duke I’ia shpërndarë komentin e tij.

Rexhepi ishte një nga kandidatët për garën për Çairin, por ai mbeti i heshtur pasi që Lëvizja BESA e caktoi Zeqirija Ibrahimin.

Komenti i tillë është një çështje private, por megjithatë ka reflektuar dhe ka nxitur debate në qarqet e Lëvizjes BESA, e cila së fundi u përfshi në një rrëmujë të ashpër pas dorëheqjes së nënkryetarit Ibrahimi dhe acarimeve të degëve. Kjo situate vjen para kongresit partiak të caktuar për muajin e ardhshëm.

Comments

comments