Riaktivizohet Fatmir Besimi në BDI, ja çfarë detyre merrë

Fatmir Besimi, i njohur si ministri i pandërruar gjatë pushtetit të kaluar të BDI-së është riaktivizuar në strukturat partiake, duke u emëruar shef i shtabit të përgjithshëm zgjedhor për zgjedhjet e 15 tetorit.

Besimi i cili së fundi ka qëndruar në Londër, duke qenë profesor në një nga universitetet e kryeqendrës britanike sërish është rikthyer duke u përfshirë në zgjedhjet lokale. Ai do të ketë koordinator i degëve për fushatën zgjedhore për të rritur dhe bashkërenduar aktivitetet me selinë në Reçicë të Vogël.

Sipas informacioneve të fundit, vëllai i tij Florin Besimi ishte përmendur si kandidat i mundshëm i BDI-së në komunën e Strugës, por ai së fundi ka rënë nga gara e brendshme partiake. (INA)

Comments

comments