Rihanna shtatzënë me sheikun? (FOTO)

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur këngëtarja e njohur Rihanna pushtoi mediat për shkak të fotove të saj me biznesmenin saudit.

Teksa po shijon dashurinë e saj me sheikun Hassan Jameel, Rihanna u bë prapë kryetemë e diskutimeve.

Dyshimet se Rihanna është shtatzënë lindën pasi kohët e fundit ajo ka shtuar shumë në peshë dhe vesh gjithmonë rroba të gjera.

Së fundmi teksa po darkonte në restorantin “Giorgio Baldi”, në Santa Monika, Rihanna ishte veshur me një bluzë të gjerë, dhe gjatë gjithë kohës mbante duart në bark, sikur donte të fshihte diçka.

Të gjithë ata që e panë, ishin dakord se bluza e saj ishte punuar enkas për shtatzëna.

Comments

comments