Rikthehet dimri, mbulohet me borë Kodra e Diellit në Tetovë

Rikthehet dimri, mbulohet me borë Kodra e Diellit në Tetovë

Mbrëmë në Kodrën e Diellit ka rënë borë. Siç shihet bora ka mbuluar të gjithë kodrën dhe ka dhënë një pamje sikur dimri rikthehet sërish, njofton TetovaSot.

Edhe në Mavrovë ka pasur rreshje të borës në orën tetë është matur lartësia e shtresës së borës prej dy centimetrave. Temperatura më e ulët prej zero gradë është matur në Mavrovë, Krushevë dhe Lazaropole, dy gradë në Topolçan, 4 në Gjurishte, Pozharan dhe Ohër, 5 në Dibër, Pretor, Kriva Pallankë, Berovë dhe Manastir, 6 në Tetovë dhe Prilep, 7 në Kumanovë dhe Vinicë, 8 gradë në Shkup, Dojran, Strumicë dhe Shtip, 9 në Demir Kapi dhe 10 gradë në Gjevgjeli./