Risi nga Volkswagen, sjell modelin Up GTI

Risi nga Volkswagen, sjell modelin Up GTI

Volkswagen ka prodhuar versionin e ri të modelit Up, i cili tani do të jetë më i shpejtë dhe do të quhet Up GTI.

Me këtë model, Volkswagen synon që të rivalizojë modelet si Renault Twingo GT dhe Smart ForFour Brabus, shkruan lajmi.net.

Versioni GTI për herë të parë u aplikua në Golf 1, ndërsa tani këtë karakteristikë do ta ketë edhe vetura e vogël Up.

Motor1.com shkruan se VW Up GTI vjen me motor 1.0-litërsh TSI me tre cilindra që prodhon 115 kuaj-fuqi, 5 më shumë se VW Golf 1. Ndërsa shpejtësinë maksimale do ta ketë 197 km/h.