Rita Ora vjen në Kosovë për festimet e pavarësisë, lajmin e konfirmon Pacolli

0

Spekulimeve se a do të vie Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë apo jo, u ka ardhur fundit.

Zv/Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar për Klan Kosova se këngëtarja me famë botërore do të mbajë concert në Kosovë.

Kjo për nder të festës së pavarësisë, e për të cilën Rita Ora s’ka kërkuar asnjë cent.

Lajmet se koncerti mund të anulohet erdhën pasi qeveria nuk e miratoi buxhetin për shpenzimet në 10 vjetorin e pavarësisë.

Një gjë e tillë do të bëhet nesër pasi është paralajmëruar mbledhja e ekzekutivit.

Ndryshe në Kosovë tash e disa ditë kanë nisur festimet për dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës.