Rituali më i çuditshëm vjetor, zhvarrosin të vdekurit për t’ju sjell bekim për të korrurat (Foto 18+)

Një fshati indonezian i përshtatet mjaftë mirë fjalë “Walking Dead”, pasi që fisnorët i gërmojnë kufomat e të dashurve të tyre para se ata t’iu thonë përfundimisht lamtumirë në një ritual vjetor të korrjes.

Njerëzit me kulturë torajane nga malësia e jugut të Sulawesit në Indonezi kanë një marrëdhënie të ngushtë me të vdekurit- ata i mbajnë trupat e tyre vdekurve të mumifikuar në shtëpitë e tyre javë apo edhe vite para se t’i varrosin.

Por, edhe kur trupat varrosen në tokë, ata nuk qëndrojnë aty për një kohë të gjata para se të zhvarrosen, duke u shoqëruar kjo gjë edhe me prerjen e flokëve, rrobave të reja dhe madje edhe cigare kur të vdekurit “iu bashkohen” përsëri familjarëve të tyre të gjallë, transmeton Indeksonline.

“Është mënyrë jonë për respektimin e të vdekurve. Nuk ka zi. Është një moment gëzimi për ne, sepse ne bashkohemi me të afërmit tanë të vdekur”, tha një fshatar për ritualin.

“Ne përpiqemi t’i nderojmë dhe si shpërblim marrim bekimin e tyre për korra më të mirë”.

Pas ecjes, fshatarët sakrifikojnë buallat dhe derrat si një shenjë se tashmë të vdekurit e kanë rrugën e lirë për të shkuar në qiell.

Askush nuk e di saktësisht se kur apo si filloi kultura Torajan rreth vdekjes, pasi fisi zhvilloi vetëm një gjuhë të shkruar disa kohë në fillim të viteve 1900, sipas National Geographic./Indeksonline/

 

Comments

comments