Rojo e Ibrahimoviç tronditin Mourinhon (Foto)

Rojo e Ibrahimoviç tronditin Mourinhon (Foto)

Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimoviç janë lënduar në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Anderlecht (2:1), e cila është zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Europa Leagues

Jose Mourinho, strategu i ‘Djajve të Kuq’, pas ndeshjes ka bërë të ditur se lëndimet e Rojo dhe Ibrahimoviçit janë të rënda, shkruan Express.

“Unë nuk mendoj se janë lëndime të lehta, por preferoj të pres derisa të gjitha testet të jenë bërë dhe pastaj të flas sepse jam menaxher dhe jo mjek. Por, unë mendoj se lajmi është mjaft negativ “, tha Mourinho për BT Sport. /Express/