Roma rikthehet në vendin e dytë, mposht Sassuolon

Roma rikthehet në vendin e dytë, mposht Sassuolon

Roma është rikthyer sërish në vendin e dytë të tabelës në Serie A.

Klubi romak ka mposhtur 3 me 1 Sassuolon për t’iu afruar Juventusit në krye në tetë pikë.

Defrel kaloi Sassuolon në epërsi në minutën e nëntë, ndërsa Paredes dhe Mohamed Salah rikthyen Romën në epërsi brenda pjesës së parë.

Edin Xheko në minutën e 68-të shënoi golin e tretë dhe të fitores për Romën.

Roma në tabelë ka 65 pikë, pas 29 ndeshjeve.


Edin Dzeko Goal HD – AS Roma 3-1 Sassuolo – 19… by Gol-Live