Rrëfehet britaniku që u përpoq ta vriste Donald Trump: Dëgjoja zëra! (Foto)

Një britanik, i cili tentoi t’i rrëmbente armën një agjenti sigurie për të qëlluar mbi Donald Trumpin gjatë një mitingu të fushatës në vitin 2016, ka theksuar sot se kishte reaguar pasi kishte dëgjuar zëra.

Më 18 qershor 2016, Michael Sandford kishte marrë pjesë në një takim publik të Donald Trumpit në Las Vegas.

Disa metra nga kandidati, ai kishte tentuar të rrëmbente pistoletën e një oficeri, pa arritur ta bënte, para se të neutralizohej dhe arrestohej.

I riu 21-vjeçar, i cili vuante nga probleme me sjelljen, u dënua me një vit e një ditë burg, për posedim të paligjshëm të armëve dhe për pengim të veprimit të agjentëve qeveritarë.

Ai doli nga burgu javën e kaluar, sjellja e tij në burg i ka mundësuar të përfitojë nga një lirim i parakohshëm.

Ai u kthye të enjten në Britaninë e Madhe sipas tabloidit “The Sun”, të cilit i dha një intervistë të publikuar sot.

“Dëgjoja zëra që më kërkonin të vrisja Donald Trump”, thekson ai.

“Kjo zgjati një moment, ishte gjithnjë e më i fortë e më i vazhdueshëm. Në një moment të caktuar u kthyen në britma”, thekson e përditshmja.

“Miqtë e mi thonin se duhet ndaluar Trump, i cili do të shkatërrojë vendin. Kur pashë se do të shprehej në Las Vegas, vendosa të shkoj dhe të bëj diçka për veten time. Thellë brenda vetes e dija që diçka nuk shkonte, por u përpoqa të bind veten se gjithçka ishte normale”, theksoi ai

Comments

comments