Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëj seks me ish të dashurin që …

0

Një grua 36 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është ndarë nga partneri i saj, me të cilin ka dhe dy djem, pas 20 vitesh bashkëjetesë.

Ajo thotë se e do shumë atë dhe sërish takohen për seks, por që ai ka një të dashur të re dhe nuk dëshiron ta lërë atë.

Rrëfimi i plotë i saj:

Seksi me ish të dashurin është i mahnitshëm, por ai ka një të dashur të re dhe nuk dëshiron ta lërë atë.

Ne jemi ndarë para gjashtë muajsh, pasi ishim bashkë prej 20 vitesh. Kam qenë me të që kur isha 16 vjeç.

Unë tani jam 36 ndërsa ish i dashuri është 38 vjeç. Ne kemi dy djem, 15 dhe 12 vjeç. Kishim një marrëdhënie fantastike dhe kemi qenë të lumtur, deri para 6 muajsh.

Nuk e di se çfarë ndryshoi por ne filluam të grindemi dhe u ndamë. Kjo pati ndikim tek të gjithë, sidomos tek fëmijët.

Më dukej sikur kishim ardhur në prag të vdekjes dhe se kisha jetuar me dikë që nuk po e njihja më.

Sa më shumë që i dhuroja dashuri dhe qetësi, ai më largonte.

Unë ende ndjej dashuri dhe pasion për partnerin tim, por duket se gjërat po bëhen edhe më keq.

Kemi provuar që t’i rregullojmë, por duket se nuk është e mundur. Unë e mora guximin t’i tregoja atij se ccfarë ndjej për të, kur erdhi së fundmi për t’i parë fëmijët. Ai është shumë i lidhur me ta.

Ishte e vështirë pasi ai tani është në një lidhje të re.

Ai më ka hutuar pasi më ka puthur dhe më ka thënë se ende më do. Ne kemi bërë sërish seks dhe ishte e mahnitshme.

Seksi ka qenë gjithmonë i mirë për ne dhe kjo nuk ka ndryshuar. Por ai nuk do që ta lë të dashurën e tij të re.

Ai duket se mendon të vazhdojë të eksplorojë në lidhjen e tij të re dhe të vazhdojë të ketë seks me mua në fshehtësi.

Ai nuk dëshiron të përpiqet që lidhja jonë të funksionojë sërish, pasi mendon se do të përfundojmë në të njëjtën situatë sikur më parë.

Ndoshta ka të drejtë. /SYRI.net/

Komentet

komentet