Rrefimi i tmerrshëm: Serbët ndanin femrat më të bukura dhe na përdhunonin

Ky është rrëfimi i një prej femrave të cilat kanë treguar historinë e tyre të tmerreve që kanë kaluar gjatë luftës së Kosovës, këto histori janë botuar në një libër dhe po publikohen të ndara te “Koha Ditore”

Atë e kanë ndarë nga kolona, njëjtë sikur se edhe shumë gra të tjera. Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar.

Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm.

Në fillim rezistojsha mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rrëfimi në veten e parë: Ju shqiptaret jeni të mira H.H. Unë jam prej një familje të varfne. E kom pasë babën edhe nanën, jemi konë edhe pesë fëmijë. Dy vllazën e tri motra, unë jam ma e vogla. Kur i kom pasë tri vjet t’plota m’ka dekë baba, nana m’ka rritë jetime. Na ka rritë nana me punë t’dorës edhe na ka rritë me shumë hjeka. Me vështirësi na ka shkollu deri në klasën e tetë…

Comments

comments