Rregullorja për votimin në Asamblenë Zgjedhore, ja çfarë ndodh në rast barazie

0

Asambleja e FSHF-së ka 66 anëtarë me të drejtë vote. Ata do të zgjedhin fillimisht presidentin e ri, ku janë tri kandidatë: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Pas zgjedhjeve për kreun e FSHFsë, do të bëhet më pas një votim i dytë, ku 66 delegatët do të zgjedhin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mes 23 kandidatëve. Ndërkohë, duke qenë numër çift, ekziston mundësia që në garën mes tre kandidatëve për presidentë të ketë rezultat të barabartë.

* Gjatë raundit të parë, Presidenti ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme. * Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. * Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50+1 %) zgjidhet president, shkruan panorama. Në rast se votat janë të barabarta, votimi do të përsëritet.

* Në rast se edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë (33-33 ose 22-22-22), vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së (Ilir Shulku) dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit.