Rrëshkitja e dheut në Kaliforni, veç të vdekurve, shumë persona ende të pagjetur

0
3

Qindra punëtorë shpëtimi janë duke kontrolluar rrënojat në Kaliforninë juglindore për për të zhdukurit nga rrëshkitja e dheut, rreth 17 persona, njofton BBC, përcjell Syri.net.

28 të plagosur janë njoftuar në qarkun e Santa Barbara-s, pas përmbytjes që pasoi një zonë të djegur nga zjarret muajin  e kaluar.

Me shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar dhe 300 të tjera janë dëmtuar.

Një punëtor shpëtimi i përlotur nxori “një kukull me baltë” nga poshtë disa shkurreve. Barkeley Johnson tha se vajza dyvjeçare u dërgua në spital pasi kishte një lëndim të kockave të legenit. “Nuk e di si mbijetoi ajo bebe”, tha Berkeley për gazetën e SantaBarbara. Ai tha se shtëpia e tij në komunitetin e Montecito-s pas një ore shi, ishte zhdukur. Ai dhe gruaja e tij, Karen, dëgjuan të qarat e një bebeje pasi përmbytja kishte rënë dhe ata arritën të zbrisnin nga çatia e shtëpisë së tyre. Çifti u bashkua me një zjarrfikës që po gërmonte për ta nxjerrë vogëlushen jashtë dhe hoqën baltën nga goja e saj para se ta nisnin për në spital.

“Sikur të mos kishim shkuar atje, nuk mendoj se ajo do të kishte shpëtuar”, tha ai.

Policia tha se 17 persona ishin të zhdukur. Numri i të vdekurve u rrit pasi të mërkurën u gjetën edhe 2 trupa të tjerë./SYRI.NET

Comments

comments