Rreth 3000 ulqinakë dolën më pak në zgjedhjet presidenciale se sa në ata lokale

0

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të mbajtur kësaj të diele ka ra në sy numri më i vogël i daljes seë qytetarëve nga Ulqini krahasuar me daljen e dy muajëve më parë kur u mbajtën zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 4 shkurt të këtij viti në votime kishin dalur 12545 votues të cilët kishin votuar për subjektet politike  që kishin garuar, shkruan Ulqini Online.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje (15 prill 2018) numri i votuesve të dalur në zgjedhje në bazë të 97,23% të materialit të përpunuar kga Komisioni qendror zgjedhor ishte 9649.

Nëse krahasohen këto dy shifra mund të shikohet se në zgjedhjet presidenciale në Ulqin kanë dalur më pak se sa në ato lokale 2896 votues.

Ky numër i votuesve është relativisht i lartë ndërsa abstenimi i tyre është rast i bukur për tu analizuar nga politikbërësit apo analistët. Për kuriozitet, fuqia e këtij numri nëse përkthehet në numrin eventual të mandatëve në Kuvendin komunal të Ulqinit është 8 të tillë aq sa edhe kanë fituar subjektet më të mëdha politike në këtë komunë.

Komentet

komentet