Rrethohet zyra e prokurorit publik në Venezuelë

Forcat venezuelase të sigurimit e kanë rrethuar Zyrën e Prokurorit Publik në Caracas.

Kjo erdhi një ditë pasi që qeveria inauguroi një trup të ri legjislativ, asamblenë kushtetuese 545 anëtarëshe, shkruan BBC.

Prokurorja kryesore, Luisa Ortega, ka kërkuar nga gjykata lokale që ta ndalojë inaugurimin.

Ajo përmendi supozimet se qeveria i ka keqinterpretuar rezultatet e votimit që e kishte krijuar atë.

“E refuzoj rrethimin e zyrave qendrore të prokurorisë publike”, tha Ortega, një kritike e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.

“E dënoj këtë akt arbitrar para komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar”, shtoi ajo në Twitter.

Comments

comments