RRIQËRAT POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Rriqëra “kuqezi”, gjithë jetën e kaloi në garroç, nën bisht të Partive Politike “maqedonase” e Shqiptare të Njerkës: PKJ, LSDM, VMRO-DPMNE, PPD, PDSH, BDI, RDSH, dhe kësaj të fundit Lëvizja me “Besë”. Nuk la parti politike, deri më sot pa iu futur me gjithë kokë në garroç, nën theknën pas shpine. Edhe, pse: gjithë jetën u përpoq përmes “Lëvizjeve” Politike e Shoqatave “humanitare” të themelojë një parti politike, edhe sot e kësaj dite, nuk ia arriti qëllimit.

Mirë, do të ishte që edhe kjo Rriqër “kuqezi” ta kishte Partinë e vet Politike, grazhdin e Njerkës, dali në sipërfaqe: por ja, që deri më sot pas shumë përpjekjeve “kryengritëse” me  “Pyka” shelgu e Lëvizje me “besë” e pa besë nëpër Bit – Pazar, nuk arriti të dalë në fushën e mejdanit – Shqiptare. Armët luftarake t’i nxjerrë nga brezi për “fitore”, Shqipëri Etnike. Lufta e tij “historike” përfundoi para kamerave televizive, gazetave, në Facebook e portaleve elektronike. Nuk doli, e nuk doli si “miku” i tij “Abazi” në mal. E pastaj, me armë në dorë të zbresi në fushë. I pëlqeu jeta luftarake e Ali Ahmetit të fushës, e jo ajo e malit me armë në dorë. Prandaj, edhe gjithë luftën “patriotike” për Shqipëri Etnike, e zhvilloi në fushë e jo, në Mal.

Kohën e fundit, “vëllezërit” e Njerkës pasi ia hoqën samarin komunist në grazhdin e Shtëpisë Publike, me të katra doli partizan fushe edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Ditën me Partitë Politike Shqiptare e natën me ato sllavo – “maqedonase”, duke u shëtitur mbi gomar si një Sanço Panço shqiptar i sëmurë pas posteve politike me dy-tri vende pune. I rrëmbeu disa me ndihmën e “vëllezërve” të Njerkës, e ndonjërin me “merita” partiake:  nga PJK, PPD e PDSH pa kunkurs pranimi si redaktor me poste partiake  në Redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”. Në kohën e BDI -së, zëvendës drejtor i MTV -ës, kur e përzë nga vendi i punës redaktoren e emisoneve për fëmijë, zonj. Fatmira  Çeliku, vetëm e vetëm pse është gruaja e Kalosh Çelikut?!

Postin më të madh politik, që arriti ndonjëherë në karrierin e tij politike, falë “mikut” tij të Malit “Abazit”, dhe atij të fushës Ali Ahmeti. U përpoq asaj kohe me të gjitha “forcat” partiake e “artistike”, që Nëna Parti ta emërojë edhe si ambasador “fuqiplotë” në Bullgari, por  dështoi në politikën “madhore”. Kohë ajo, kur “Abazin” e malit e kishte “mik”, e sot Ali Ahmetin e fushës e ka armik?!

Sotpërsot, ky “patriot shqiptar”, ende e heq veten si kordinator ose zëdhënës me pak shpirt i Këshillit mbipartiak të Partive Politike Shqiptare, në IRJ të Maqeonisë?! Përmëtepër, edhe me “Din e Iman” duke iu lutur Zotit nateditë në xhami, në Bit – Pazar. Edhe, atë: Jo, në Xhaminë Shqiptare me Flamurin Kombëtar Shqiptar kuqezi me Shqiponjën dykrenare në minare, po në xhaminë me flamurin turko-arab. Poste partiake e “fetare”, që për shkak të paaftësive të tij “profesionale” politike, nuk arriti t’i mbajë në dorë, hipi në minare si “fitore” të Shekullit Shqiptar. Parti Politike Shqiptare, që shkaku tij si “patriot kuqezi”, kurrë nuk u bënë bashkë në politikë, por edhe sot e kësaj dite tek njëra-tjetra e shohin armikun me armë në dorë pas ferre për Liri.

“Boja” neokomuniste, Rriqërës “kuqezi” në IRJ të Maqedonisë, sot i doli palare për mejdani, në sipërfaqe. Shqiptarët e Kosovës, thonë: mbi kapuç. Vetëmse, koka e tij nuk ka kapuç Kosove e as kësulën e Bajram Currit në kokë, por çallmë turku, ose leckë arabe. Askund, nuk i mbeti vend strehimi për ta falur “Xhumanë”, lutet Zotit as në katund e as në qytet. Pesë “vaktet me trutë dhe këmbët në legen.

Përsëri, gomarit edhe kësaj radhe i hipi “Haxhi Rrenci” pa samarë për në Kosovë. Tekefundit, Ati i tij “pullali” të kishte së paku një samar. Ende, pa mbërri në Kaçanik, i cofi kafsha me gjithë samar, mu si tek ajo vjersha e Librit të Këndimit: Haxh Rrenci. E, kur gomari i tij ashtelëkur i zgjebosur me një këmbë të thyer (topalle), arriti në Tiranë,  u strehua tek Çadrat e një Partie Politike “Demokratike” të Lulzim Bashës?! “Komandantit” partiak të Sali Berishës, që në Sheshin e Tiranës “Skënderbeu”, gjatë një proteste “paqësore“, e thirri popullin shiptar në luftë për vëllavrasje: “ua shponi gomat e makinave, i hiqni zvarrë!” E, unë nga ai si lider partiak e kam pritur thirrjen: Ua ndreqni gomat e makinave, i rrokni për qafe!

“Yrnekun” politik e merr nga Zaevi, Bombahedhësi Boshko Buha partizan. Që, në pushtet edhe ky me vite do të vijë nga rruga me dhunë duke hedhur “bomba” politike nga “instikami”, e jo me votën demokratike të popullit. Shtetin e “përbashkët”, që sot e ka shti në një krizë të thellë politike, këmbekrye në hendek. Mëkot, përpiqet Bashkimi Evropian, Amerikan e Rusia ta nxjerrin nga gërrana historike, ku ka rënë bythekrye ky “shtet”,  në gropë. Dorën në zemër, ende ka “ilaç”: rehabilitim, në Protektorat!

Bombahedhësi Boshko Buha, pas plagëve të marra me “Mullinjt e erës” në Shkup, mezi përsëri e hipi në gomar Sanço Pançon tonë shqiptar dhe e përcolli haxhi si Rriqër politike “kuqezi”, në Tiranë. E strehoi përkohësisht tek Çadrat e Lulzim Bashës. E armatosi si mburoje në kokë me një kungull Stambolli dhe në vend të shpatës me një fes dhe çibuk turku, si kalorës i arratisur partiak, e maskoi me një shall turko-arab përqafe në luftë për pushtet, në prag të zgjedhjeve demokratike?!

Dhe, në fund: Përderisa, shqiptarët në gjirin e tyre Atdhetar t’i kenë këto kalorës të arratisur partiak, kurrë nuk do të bëhen Shtet Etnik Shqiptar!…

 

Comments

comments