Rusi, evakuime për shkak të kërcënimeve me bomba

Një seri e kërcënimeve anonime me bombë gjatë thirrjeve telefonike tek autoritetet në qytetet në gjithë Rusinë, prej ditës së djeshme, ka detyruar evakuimin e njerëzve në shkolla, qendra tregtare, teatre dhe universitete.

Disa media rajonale në Rusi, duke i cituar policitë lokale, kanë raportuar se evakuimet ishin të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake, por ka raporte ku citohen zyrtarët që kanë thënë se evakuimet janë pasojë e kërcënimeve anonime me bomba.

Raportohet se zyrtarët e sigurisë i kanë evakuuar njerëzit nga ndërtesat në 12 qytete.

Autoritetet e qytetit Perm i kanë mbyllur shkollat pas kërcënimeve me thirrjet telefonike anonime, në shtatë shkolla dhe në stacionet e trenave.

Raportohet se në qytetin Surgut në Siberi ushtarët e armatosur i kanë ndalur makinat për të kryer kontrolle. /MRT/

Comments

comments